Policia ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi dje në sheshin e Skenderajt, ku një person ka vdekur pasi u plagos me armë zjarri nga të afërmit e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar të cilët janë babë e bir.
Nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.