GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Të burgosurit në Smrekonicë i drejtohen Osmanit, Kurtit e Haxhiut me një letër – Kanë tri kërkesa

14/04/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:8 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Grup i të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë përmes një kërkese publike i janë drejtuar presidentes Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, me disa kërkesa, shkruan Insajderi.

Me këtë, ata kanë kërkuar nga të lartpërmendurit që ta shqyrëtojnë: Panelin e lirimit me kusht, ligjin për amnisti, benificionet e të dënuarit dhe faljen e presidentit.

“Shpresojmë që shumë shpejtë do të na ofrohet mundësia që nga sjelljet tona të përfitojmë më shume e të mos dekurajohemi si deri tani. Të mos marrim dënime shtëse nga ju, por të përfitojmë nga mëshira juaj”, thuhet në letër.

“Nuk është aspak e drejtë që ne të vazhdojmë të jetojmë brenda Institucioneve Korrektuese duke na u mohuar fillimisht të drejtat që na garantohen me Kushtetutë. Besoj se e keni parasysh se mënyra se si jetojmë ne përbrenda. Institucionit Korrektues dhe mënyra se si do të vazhdojmë jetesën pas mbarimit të dënimit të përcaktuar varet tërësisht nga ju autoritetet publike përgjegjëse”, shkruajnë grupi i të burgosurve.

Ata në fund kanë thënë se shpresojnë që si persona të privuar nga liria të u jepet mundësia të përfitojnë nga kërkesat që i kanë cekur në letër.

“Shpresojmë se neve si persona të privuar nga liria, do të na jepet një mundësia që të përfitojmë nga të lartëpërmendurat (Lirimi me kusht, falja e Presidentit apo Amnistia) dhe presim që edhe ju të kontriboni që procesi i risocializimit tonë të jetë i suksesshëm dhe integrimi ynë në shoqëri të kthehet në proces normal”, përfundon letra e tyre./ Insajderi.org

Letra e plotë:

Kërkesë

Drejtuar:        znj. Vjosa Osmani–Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Për dijeni:      z. Nehat Thaçi, Drejtor i Shërbimit Korrektues së Kosovës

z. Xhevdet Maqastena, Drejtor i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë

E nderuara znj, Haxhiu,

Prej fillimit të situatës pandemike në Kosovë, gjatë gjithë kohës jemi e vetmja kategori që jemi disktriminuar si pjesë e Shoqërisë. Jemi e vetmja kategori për problemet e së cilës nuk diskutohet në media, nuk diskutohet në debate televizive, e ankesat e së cilës kategori as nuk merren parasysh.

Ne të burgosurit e kemi kaluar këtë situatë duke mos i takuar familjarët për periudha kohore të gjata, dhe duke mos mundur të jemi pranë tyre në momentet e tyre të vështira. Disa prej nesh, edhe kemi humbur të dashurit tanë, pa pasë mundësi për t’i takuar për herën e fundit. Duke mos mjaftuar kjo gjendjen na ka vështirësuar më tutje mohimi i të drejtës sonë për Lirim me kusht nga Paneli për lirim me kusht, mungesa e vullnetit politik, ligjeve dhe akteve nënligjore, mos- ndryshimi i Ligjit për Sanksione Penale dhe mohim i të drejtave për përfitim të beneficioneve që na i garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si: falja e Presidentit, e sidomos Ligji per Amnisti që është kërkuar tash e një kohë.

Si grup i të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, duke falenderuar fillimisht stafin e Shërbimit Korrektues së Kosovës dhe njëkohësisht Ministrinë e Drejtësisë për punën dhe kontributin e tyre, si dhe për kujdesin që janë munduar të tregojnë gjatë muajve të fundit, ju lusim të ndani disa momente të lexoni këtë letër me ankesat dhe informatat në vijim si dhe bashkëisht të shqyrtoni ato:

  1. Paneli për Lirim me Kusht

Paneli për Lirim me Kusht ani pse organ i pavarur në vendimmarrje, shpesh nuk vepron drejtë ndaj të burgosurve të cilët i plotësojnë kriteret për lirim me kusht dhe përdorë standarde të dyfishta duke refuzuar kërkesat e të dënuarve për një kohë të caktuar, refuzime të cilat kanë arsyetime shabllone edhe pse raportet e profesionistëve të Insitucionit Korrektues tregojnë qartë se i dënuari ka arritur të risocializohet dhe ka arritur qëllimin e dënimit. Të gjitha dokumentet e lartëcekura janë dokumente ekzistuese të cilat mund t’i gjeni në Institucionin Korrektues dhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Me anë të kësaj, bie poshtë e gjithë puna dhe kontributi i punëtorëve social dhe stafit të SHKK që punojnë nga afër me ne dhe vlerësimet i bëjnë gjatë gjithë kohës.

Realisht refuzimi i kërkesave tona është zakonisht i bazuar në disa pika të nenit 14, par.1, pikat:

  • 1.1 Pesha e krimit, dhe
    • 1.11 Ekzistenca e një rreziku mundshëm për publikun

(për cka ne veq jemi dënuar njëherë nga gjykata kompetente).

Ndërsa, për kriteret e tjera që na kërkohet t’i përmbushim, kritere që në të shumtën e rasteve plotësohen nga të burgosurit dhe të cilat lehtë mund të dëshmohen nga raportet e stafit të Institucionit Korrektues, dhe të njejtat besojmë se duhet të merren për bazë gjatë shqyrtimit të kërkesave për lirim me kusht ashtu sic e thot ligji i Republikës së Kosovës:

  • 1.2 Historia e kaluar kriminale;
    • 1.3 Përshkrimin e personit të dënuar për krimin;
    • 1.4 Qëndrimin e personit të dënuar ndaj viktimës;
    • 1.5 Sjelljen e mirë gjatë mbajtjes së burgimit;
    • 1.6 Gjendjen psikiatrike dhe psikologjike
    • 1.7 Gjendjen fizike;
    • 1.8 Historinë sociale;
    • 1.9 Planet e të dënuarit pas lirimit
    • 1.10 Pranim i kontrollit dhe ndihmës nga Shërbimi Provues.

Meqenëse ne të dënuarit, e as familjarët tanë nuk kanë të drejtë ankese ndaj vendimeve të Panelit për lirim me kusht, ju lusim që të bëni një reformim të Panelit. Ju lusim që të shqyrtoni edhe njëherë të gjitha kërkesat e refuzuara për lirim me kusht për t’u bindur se Paneli për lirim me kusht punon në mënyre selektive, me qëllime vetëm për persona të caktuar dhe si praktikë vazhdimisht përdor refuzimin e kërkesave të shumëfishta, të tejzgjatura dhe të pa drejta.

  • Ligji për Amnisti

Ligji për Amnisti nuk është aplikuar në Kosovë prej vitit 2013 dhe atëherë vetëm për disa kategori të caktuara. Besojmë që duhet të bëhet një rregull/standard për Amnistinë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku do të mund të përfitojnë më shumë të burgosur (p.sh. Amnisti e Përgjithshme, me c’rast mund te merret si model dhe praktikë rasti i Shqipërisë.). Ju lusim të ndahet pak kohë për miratimin e Ligjit për Amnisti, meqenëse Aminstia është e drejtë e jona e cila garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mos harroni se Kosova është vendi i fundit në rajon në fushën e faljeve dhe amnistisë.

  • Beneficionet e të dënuarve

Ne të dënuarit nuk e kemi ende të qartë nga shteti se cka përfitojmë me sjellje të mira gjatë mbajtjes së dënimit. Të dënuarit që punojnë dhe kryejnë shumë punë e detyra cdo ditë brenda Institucioneve Korrektuese edhe duke e ditur që nuk kanë ndonjë benefit shtesë. E drejta për shfrytëzimin e vikendeve dhe benificioneve të tjera u mohua me ndryshimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Ju lusim të definohen beneficionet që fitohen me sjellje të mirë gjatë mbajtjes së denimit, (shtimi i ditëve të vikendit dhe llogaritja e dënimit të bëhet 90 ditë në vit është një shembull shumë i mirë për t’a përdorur), për të dënuarit që plotësojnë kushtet dhe kriteret. Besojmë që në këtë mënyrë do të ketë më shumë të dënuar të motivuar për punë dhe sjellje të mira si dhe do të lehtësoje dukshëm punën e stafit të Institucioneve Korrektuese.

  • Falja e Presidentit

Në rastet e shumta, numri i kërkesave për falje që dorëzohen tek Presidenti shkon deri në 600 apo 700 kërkesa. Nga këto kërkesa mund të përfitojnë më së shumti deri në 10 të dënuar si numër simbolit dhe të selektuar. Kjo na bën të kuptojmë së shumicës së të dënuarve ju mohohet kjo e drejtë. Presim nga znj. Presidentje që të shfrytëzonjë të drejtën e saj kushtetuese dhe të shqyrtojë më shpesh dhe sa më shumë kërkesa për falje brenda vitit, pa qëllime të caktuara dhe jo vetëm për disa individë, sic ka qenë deri më tash.

Ju lusim të ndani disa momente për të lexuar këtë letër dhe për të kuptuar se kërkesat tona janë me të vertetë serioze. Shpresojmë që shumë shpejtë do të na ofrohet mundësia që nga sjelljet tona të përfitojmë më shume e të mos dekurajohemi si deri tani. Të mos marrim dënime shtëse nga ju, por të përfitojmë nga mëshira juaj. Nuk është aspak e drejtë që ne të vazhdojmë të jetojmë brenda Institusioneve Korrektuese duke na u mohuar fillimisht të drejtat që na garantohen me Kushtetutë. Besoj se e keni parasysh se mënyra se si jetojmë ne përbrenda

Institucionit Korrektues dhe mënyra se si do të vazhdojmë jetesën pas mbarimit të dënimit të përcaktuar varet tërësisht nga ju autoritetet publike përgjegjëse.

Shpresojmë se neve si persona të privuar nga liria, do të na jepet një mundësia që të përfitojmë nga të lartëpërmendurat (Lirimi me kusht, falja e Presidentit apo Amnistia) dhe presim që edhe ju të kontriboni që procesi i risocializimit tonë të jetë i suksesshëm dhe integrimi ynë në shoqëri të kthehet në proces normal.

Faleminderit për kohën dhe jemi në pritje të përgjigjes tuaj!

Sinqerisht,

Të dënuarit e Qendrës Korrektuese, Smrekonicë

*Së bashku me këtë letër, gjeni të bashkëngjitur edhe letrën me nënshkrimet e të dënuarve, prej të cilëve vjen kjo kërkesë.

Tags: amnestiburgosuritekerkojnekryministripresidendjasmerkiniceste
ShareTweetShare
Previous Post

Kryetarët e komunave kërkojnë të hiqen masat anti-covid të vendosura nga Qeveria

Next Post

Fatmir Limaj e quan Kurtin “përçarës të shqiptarëve” – për Osmanin e Abdixhikun thotë se kanë marrëveshje politike

Next Post

Fatmir Limaj e quan Kurtin “përçarës të shqiptarëve” – për Osmanin e Abdixhikun thotë se kanë marrëveshje politike

Lajmet e fundit

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.