Ideatori i iniciativës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, i cili ka thirrur Marshin për Drejtësisë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka folur për UÇK-në dhe luftën e drejtë të pjesëtarëve të saj.
Tasholli tha se edhe pse ka qenë 13 vjeçar, nuk e kishte kuptuar të gjithë peshën e asaj që po ndodhte po sipas tij ai një gjë e kishte pasur të qartë se lufta po bëhej në mes të mirës dhe së keqes.
“UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb”, ka thënë Tasholli.
“Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marshojmë për drejtësi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë, do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë”, ka shtuar ai.