GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Tash e 23 vite, asnjë serb nuk është dënuar për dhunim seksual të burrave gjatë luftës në Kosovë

22/05/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht pasojave dhe rrethanave, tash e 23 vjet asnjë serb nuk është dënuar për dhunimin seksual të burrave gjatë luftës në Kosovë. Madje institucionet e drejtësisë në vend nuk kanë filluar asnjë procedura.

Pjesë e episodit të dytë të emisionit dokumentar “PASOJË” që i kushtohet meshkujve të dhunuar gjatë luftës ishte edhe Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i cili thotë se prokurorët do të duhej të mbaheshin llogaridhënës për mosrezultat deri më tani, brenda kapaciteteve që ekzistojnë.

“Republika e Kosovës duhet ta ketë parasysh se adresa e vetme për luftimin e krimeve është Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe që kjo Prokurori duhet të fuqizohet me kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe me kapacitete të tjera operacionale në mënyrë që të ketë mundësi që të hetojë këto raste dhe që më pas kryerësit të vihen para drejtësisë. Në rastin konkret do të duhej të mbahen llogaridhënës edhe prokurorët për rezultatet dhe mosrezultatet e tyre deri më tani, por se duhet që defitinivisht të forcohet Prokuroria Speciale dhe poashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi dhe institucionet e tjera të miratojnë një strategjinë e krimeve të luftës, në kuptimin që ta kenë si udhërrëfyes se si duhet t’i qaset Kosova kësaj dukurie.”

Prokuroria Speciale e Kosovës, në kuadër të së cilës ekziston departamenti për krime lufte, nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, derisa në lidhje me këtë çështje mbetet hermetikisht e mbyllur.

“Dhe kjo është jashtëzakonisht problematike nëse Prokuroria Speciale nuk ka arrit që të paktën të dëshmojë që brenda kapaciteteve të saja të gjenerojë rezultate të caktuara. E ritheksoj kapacitetet aktuale të cilat i ka objektivisht e bëjnë të pamundur që me i jep përgjigje kësaj dukurie, mirëpo prapë se prapë problemet nuk janë vetëm objektive por edhe subjektive, në mënyrën se si këta prokurorë e kanë kryer punën e që defitinivsht do të duhej të mbaheshin llogaridhënës për mungesën e rezultateve për gjithë këto vite, para se të dëgjoheshin arsyetimet e tyre për problemet që kanë pasur ata në gjatë tërë kohës në trajtimin e këtyre rasteve. Po flasim për një Prokurori të Specializuar, për disa prokurorë me paga të majme që defitnivisht është dashtë me jep përgjigje të paktën brenda kapaciteteve të tyre brenda këtyre rasteve, për jashtë këtyre kapaciteteve nuk mund që ti ngarkojmë, mirëpo faji këtu apo edhe përgjegjësia është edhe subjektive në raport me këta prokurorë.”

Në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës është miratuar krijimi i Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës, por vetëm për pjesëtarët e UCK-së, ndërsa nuk ka një institucion të tillë që do të gjykonte krimet e luftës që ka bërë Serbia, përfshirë këtu edhe dhunimin seksual të meshkujve.

Por, në institucionit ligjvënës vetëm është përmendur si ide që ndaj Serbisë të përgatittet një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

“Problemet për me vendos drejtësi në këto raste janë të ndërlidhura me problemet e përgjithshme që kanë të bëjnë me trajtimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë. Që nga pas lufta do të thotë përgjithësisht jo vetëm për këto raste, mirëpo në përgjithësi kemi parë se janë akuzuar dhe dënuar shqiptarët, sesa serbët për krimet e kryera gjatë luftës. Po flasim për misionin e UNMIK-ut, EULEX-it dhe më pas edhe të vendorëve. Dhe kështu do të thotë pothuajse të gjitha rastet e krimeve të luftës, përfshirë edhe dhunimet ndaj meshkujve, përfshirë mosveprimin e institucioneve, vetëm sa janë amnestuar. Në momentin kur institucionet vendore, përkatësisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka marrë kompetencat ka qenë e ndërtuar në atë frymë ai departament që mos ta jap rezultatet e kërkuara, sepse ai departament ka qenë brenda Prokurorisë Speciale me numër të kufizuar të prokuroreve është thënë se janë të specializuara dhe kanë trajtuar edhe raste të tjera duke mos pasur fokusin ekskluziv në raste specifike, siç janë rastet e krimeve të luftës dhe për këtë arsye do të thotë kemi sot mungesë të rezultateve që për rastet konkrete nuk kemi ende rezultate të matshme, pra konkrete.”

Mungesa e vënies së drejtësisë apo së paku fillimi i këtij procesi nga ana e institucioneve të vendit, ka bërë që pasojat të jenë të mëdha për viktimat.

“Duhet pasur parasysh se çdo ditë që kalon në trajtimin e këtyre rasteve e vështirëson jashtëzakonisht shumë gjykimin dhe gjithë kjo kohë e kaluar sot është jashtëzakonisht problematike që me arrit para një gjykate që në mënyrë profesionale dhe të pavarur me e provu se pse një krim ka ndodhur. Dhe që kjo paraqet definivisht një amnistim të këtyre rasteve dhe që definivitivisht që Republika e Kosovës me u marr në forcimin e kapaciteteve që për pjesën e mbetur të rasteve për aq sa teorikisht ka mundësi që këto raste të zbulohen dhe që kryerësit të vihen para drejtësisë….”

Ata që kanë përjetuar krimin e bartin pasojat tash 23 vjet nga shteti i Kosovës kanë marrë vetëm zhgënjim, derisa kanë humbur shpresat vënien e drejtësisë nga institucionet kosovare. /Gazeta Papirus/

Tags: dhunë seksualekrime lufteprokuroria speciale e kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Deputetja e AAK-së: Çka e shtyu Kurtin ta amnistojë Vuçiqin për krimet serbe të kryera në Kosovë

Next Post

Ilir Meta viziton nesër Kosovën, kjo është agjenda

Next Post
Meta takon Vjosa Osmanin: Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë

Ilir Meta viziton nesër Kosovën, kjo është agjenda

Lajmet e fundit

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.