Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka refuzuar ta komentojë rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili u raportua se është implikuar në një skandal milionësh financiar me kryedimistrin slloven, Robert Golob.
Fajon, në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë me kryedilplomaten kosovare, Donika Gërvalla, u pyet për këtë.
“Për çështjet që kanë të bëjnë dhe merret sistemi i drejtësisë, unë nuk do të komentoj”, tha Fajon.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ndërkaq, konfirmoi se nuk po e konsideron shkarkimin e ambasadorit Berishaj.