Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Ulqin pas ftesës që i bëri kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në nder të hapjes së sezonit në këtë vend bregdetar.
Në një fotografi të arritur në redaksi të Periskopit, ajo shihet duke kaluar disa momente e shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kujtojmë se raportet mes Osmanit dhe Ramës nuk janë në më të mirën e mundshme pasi që presidentja Osmani, muaj më parë, e kishte prerë foton e kryeministrit Rama nga tryeza e samitit në Greqi.