GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Takohen Krasniqi e Limaj – temë diskutimi qeveria e opozitës?

07/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Takohen Krasniqi e Limaj – temë diskutimi qeveria e opozitës?
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është në takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se ky takim është realizuar me ftesë të të parit të PDK-së.

Temë e diskutimit në këtë takim, sipas burimeve të Klanit, mësohet të jetë ndërtimi i ndonjë koalicioni potencial të opozitës për formim të qeverisë, nëse Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arrin të formojë qeverinë e re.

Për takimin Limaj – Krasniqi, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Endrit Shalën, koordinatorin për media në Nismën Socialdemokratike, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë për çështjen në fjalë.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, mirëpo nuk ka arritur ta përsëris rezultatin e 2021-ës, kur e vetme arriti të formonte qeverinë. Asaj do t’i duhet një partner qeverisës nga opozita, qoftë nga partitë shqiptare apo edhe nga ato jo-shqiptare.

Deri më tani, partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar në disa raste se nuk dëshirojnë të qeverisin bashkë me LVV-në.

Ndërkaq Fatmir Limaj i Nismës, që kësaj radhe garoi në një listë me AAK-në, zuri në befasi opinionin publik kur, pas zgjedhjeve, në një emision televiziv, refuzoi të thotë se ka vija të kuqe ndaj Vetëvendosjes apo partive opozitare për të ndërtuar qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Limaj tha se sa i përket “çështjeve nacionale”, ai s’ka vija të kuqe.

“Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyn një qeveri jo funksionale? Kurrë nuk hyj në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtoj që ulem”, kishte thënë Limaj në “DebatPlus” më 20 shkurt.

Tags: Fatmir limajmemli krasniqiqeveria e opozitës
ShareTweetShare
Previous Post

Joseph, Kosovës: Përgatituni për presione të forta nga Trumpi, s’përjashtohet ikja nga KFOR-i

Next Post

“Imazhet e tij, tronditën botën” – Fotoreporteri amerikan kujton luftën e dhimbshme në Kosovë

Next Post
“Imazhet e tij, tronditën botën” – Fotoreporteri amerikan kujton luftën e dhimbshme në Kosovë

“Imazhet e tij, tronditën botën” – Fotoreporteri amerikan kujton luftën e dhimbshme në Kosovë

Lajmet e fundit

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

09/05/2025
Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

09/05/2025
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.