GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Takimi Scholz-Macron, nga Berlini flasin nëse u çel tema e vizave për Kosovën

12/05/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Takimi Scholz-Macron, nga Berlini flasin nëse u çel tema e vizave për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërrimi i kancelarëve në Gjermani ka rezultuar me forcimin e qëndrimit të Berlinit zyrtar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Koalicioni aktual qeverisës në krye me kancelarin Olaf Scholz e kanë të inkuadruar çështjen e vizave edhe në marrëveshjen për bashkëqeverisje. Megjithatë qëndrimi skeptik i  Francës së presidentit Macron vazhdon të jetë një nga pengesat kryesore në rrugën drejt heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

Por a ka qenë kjo temë diskutimi në takimin e fundit në Berlin në mes të kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe a ka kërkuar shefi i qeverisë gjermane që Franca të shqyrtojë ndryshimin e pozicionit në përkrahje të Kosovës për liberalizimin.

Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga Qeveria Gjermane, duke thënë se në parim nuk komentojnë përmbajtjen e bisedave konfidenciale.

“Nuk kemi cfarë të shtojmë në deklaratat e bëra në konferencën për shtyp të së hënës. Për më tepër, si çështje parimore ne nuk i komentojmë bisedat konfidenciale”, ka thënë për Express një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Tutje ky zëdhënës ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është edhe në kuadër të marrëveshje që ka koalicioni qeverisës në Gjermani, e ku nënvizohet rëndësia e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Keni parasysh se marrëveshja e koalicionit të qeverisë gjermane nënvizon rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka përfunduar ky zëdhënës për Express.

Kancelari gjerman e ka pritur më 9 maj në Berlin numrin një të Pallatit “Elysee”, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë pas agresionit rus në Ukrainë.

Një nga tema te prekura ka qenë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku Scholz i ka kërkuar presidentit Macron që të hiqen të gjitha pengesat në rrugën drejt integrimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

“Takimi me Presidentin Macron synonte gjithashtu të dërgonte një sinjal të mëtejshëm të rëndësishëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor: “Ne i qëndrojmë premtimit tonë për anëtarësim”. Scholz bëri thirrje që pengesat ekzistuese të kapërcehen në frymën e përgjegjësisë evropiane dhe racionalitetit gjeostrategjik. Ai shtoi: “Të dy jemi dakord që Ukraina i përket Evropës”, thuhet në faqen e Qeverisë Gjermane ku njoftojnë për pikat kryesore të diskutimit Scholz-Macron.

Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë kosntatuar prej vitesh se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave. Megjithatë tashmë çështja ka mbetur në dorë të shteteve anëatre, dhe brenda tyre ka shtete të mëdha që janë skeptike, si Franca e Holanda.

Nga Franca thonë se Kosova duhet të punojë ende për përmbushjen e kushtit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./GazetaExpress/

Tags: Kancelari i Gjermanisëvizat
ShareTweetShare
Previous Post

Arrestimi i Alfred Prodanit bën bujë në Spanjë: Kapet hajduti i vilës së Benzema

Next Post

Vazhdon ‘vajtimi’ në Serbi pas aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Vulin tregon se si duhet të veprojë Beogradi

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.