Qinda gazetarë nga Kosova, vendet e rajonit, si dhe vendet e ndryshme botoërore po qëndrojnë në Ohër, aty ku edhe po vazhdon takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndermjetësimin e BE-së.
Mediat aktualish janë vendosur në një hapësirë të jashtme, ku edhe është vendosur një foltore, në të cilën pritet të flas pas takimit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Bashkë me Borrellin, në Ohër është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në agjendë të takimeve është diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.