Në një takim të organizuar në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, zv/drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sami Salihu prezantoi detajet e Ligjit për Sponsorizim për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë. Ky takim kishte për qëllim informimin e klubeve për procedurat dhe përfitimet që ofron ky ligj, duke i udhëzuar ata për shfrytëzim të drejtë të tij.
Salihu në detaje ofroi aspekte specifike të trajtimit tatimor të Ligjit të Sponsorizimeve. Ai sqaroi si mund të përfitojnë klubet nga zbritjet tatimore dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes së dokumentacionit të rregullt.
Sponsorizimet për fushën e kulturës, rinisë dhe sportit trajtohen si shpenzime të zbritshme deri në 10% të të ardhurave të tatueshme. E për të përfituar nga ky ligj klubet duhet të përmbushin të gjitha kriteret dhe procedurat ligjore në mënyrën e duhur.