Rreth takimit të selisë qendrore me degët e OVL UÇK-së, lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyres së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Postimi i tij :
Takim i selisë qendrore me degët e OVL UÇK-së.
Në takim u diskutua rreth çështjeve që e preokupojnë Organizatën dhe veteranët e luftës, që disa prej tyre duhet të zgjidhen nga ana e Qeverisë. Për këtë u vendos që një grup nga kryesia e më gjerë të kërkoj takim urgjent me Kryeministrin Albin Kurti.