GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Tahirsylaj për stuhinë që i mori jetën 30-vjeçarit: E paralajmëroi Serbia, por jo IHMK-ja sepse s’ka asnjë meteorolog të diplomuar

07/06/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Tahirsylaj për stuhinë që i mori jetën 30-vjeçarit: E paralajmëroi Serbia, por jo IHMK-ja sepse s’ka asnjë meteorolog të diplomuar
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori i Meterologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka thënë që fatkeqësia e djeshme ku një 30 vjeçar vdiq si pasojë e rrëzimit të lisit, është e tmerrshme. Ai ka thënë se IHMK nuk e paralajmëroi stuhinë, ndonëse një gjë të tillë e bëri IHMK-ja, sepse në IHMK nuk ka asnjë meteorolog të diplomuar.

Tahirsylaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve për këtë humbje.

“Problemi qëndron në rrjetet e monitorimit të elementeve dhe dukurive meterologjike.  Në të kaluarën, IHMK-ja  i ka pasë dy qendra radarike – njërën në Dukagjin dhe tjetrën në rrethin e Prishtinës. Këto dy qendra i kanë përcjellë fenomenet që ndodhin në atmosferë – atëherë nuk e ka pasë sistemin e marrjeve të imazheve satelitore nga 17 satelitë që e përcjellin globin tokësor dhe përpjekjet e mia si drejtor i Institutit, për me ngrit sistemin radarik. Por, sipas rezolutës 1244 nuk na është lejuar që ne të kemi qasje në sistemin raketor, për shkak të aviacionit të NATO-s dhe ndërkombëtar”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Dhe kështu Instituti s’ka mund të japë mendimin profesional, për arsye se s’ka pasë sistem të mirëfilltë të përcjelljes së reve mbi territorin e Kosovës, por ka pasë mundësi që të shfrytëzojnë sistemin që organizatat botërore në 17 satelitë që i përcjellin, mi përcjell imazhet dhe në bazë të atyre imazheve ka mund të bëhet parashikimi i një situate të tillë. Ndryshimi i erës dhe ndryshimi i temperaturës në mënyrë të hovshme shkakton erën”.

Tahirsylaj ka thënë gjithashtu se duhet të ketë një alarmim i cili do të jetë pozitiv për qytetarët.

“Duhet të bëhet integrimi i shumë departamenteve, përkatësisht të kërkohet ndihma edhe nga aeroporti i Prishtinës pasi ata  24 orë e përcjellin dhe të bëhet një alarmim i cili do të jetë pozitiv për qytetarët. Fatkeqësia që ka ndodhur është e tmerrshme pasi në qendër të qytetit (pylltarët e dinë shumë mirë edhe strukturën e drunjve), goditja e cila ka qenë shumë e shpejtë ka bërë një dëm nga i cili që e ka humbur jetën një qytetar, ku shpreh edhe ngushëllime për familjen e tij”.

Tutje Tahirsylaj ka thënë që dje kur u paralajmërua që stuhia prej Serbisë do të vijë në Kosovë, nuk kishte paralajmërim nga IHMK-ja, pasi në Kosovë nuk ka meterolog të diplomuar.

“Nuk ka pasë paralajmërim, pasi nuk e kanë asnjë meteorolog të diplomuar dhe për këtë shteti duhet të veprojë. Së bashku me profesorin Rasim Bejtullahu kemi punuar një program për mi dhënë dy gjenerata të meterologjisë dhe hidrologjisë, por kjo nuk është realizuar”, tha tutje ai.

Tags: motisyle tahirsylaj
ShareTweetShare
Previous Post

Barella shënon gol të bukur nga distanca, Italia kalon në epërsi

Next Post

Marko Simonovski e vazhdon kontratën me Dritën

Next Post

Marko Simonovski e vazhdon kontratën me Dritën

Lajmet e fundit

Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

24/05/2025
Arrestohen katër persona për grabitje në një pompe të derivateve në Pejë

Arrestohen katër persona për grabitje në një pompe të derivateve në Pejë

24/05/2025
Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

24/05/2025
Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, disa orë pasi filloi shkëmbimi i të burgosurve

Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, disa orë pasi filloi shkëmbimi i të burgosurve

24/05/2025
“Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare

“Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare

24/05/2025
Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

24/05/2025
Arrestohen katër persona për grabitje në një pompe të derivateve në Pejë

Arrestohen katër persona për grabitje në një pompe të derivateve në Pejë

24/05/2025
Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

Një grua raporton se ish i dashuri i mori telefonin me dhunë, shoqërohen në polici

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.