Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pasi të martën, grupe të qytetarëve serbë shtuan edhe dy barrikada të reja në veri të Kosovës, duke bllokuar gati të gjitha rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Në një postim në Facebook, Tahiri tha se mendja e presidentit serb, Aleksandar Vucic, është te lufta.
Ajo shtoi se në këtë heshtje para furtunës, Vuçici do të beje çmos ta bëjë Kosovën fajtore.
Poashtu, ajo pati edhe një thirrje për Qeverinë e Kosovës.
“Qeveria dhe Kurti të koordinohen me aleatët amerikan për të penguar djallëzinë serbe”, ka shkruar ajo.