Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se puna e parë e kryeministrit Albin Kurti është që të tregoj se çfarë ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Berlin.
Madje, Tahiri shtoi se nuk i bën mirë Kosovës që dialogun ta mbaj jashtë Kuvendit të Kosovës dhe jashtë opozitës.Nuk i bën mire kësaj qeverie e as Kosovës qe dialogun me Serbinë ta mbaj jashtë parlamentit dhe jashtë opozitës. Puna e pare e Kurtit është qe te tregoj se çfarë bisedoi me Vuciqin sot ne Berlin”, shkroi ish-kryediplomatja kosovare.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz si dhe me kryediplomaten e këtij shteti, Annalena Baerbock.
Po ashtu, pas përfundimit të këtyre takimeve, ka filluar darka joformale mes Kurtit, Vuçiqit dhe Lajçakut, i cili është i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Siç raportoi RTK, kjo darkë ka filluar në orën 19:45.