Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në “DPT te Fidani” ka folur rreth themelimit të Qeverisë së Kosovës.
Ai u shpreh se qeveria e ardhshme duhet të jetë e udhëhequr nga Bedri Hamza i PDK-së, e sipas tij, këtë qëndrim duhet ta ketë ish-opozita, transmeton Klankosova.tv.
“Opozita sot nuk ka qëndrim të përbashkët. Qëndrimi i Aleancës, i PDK-së, i LDK-së është dashur të jetë qeveria e opozitës, këtë rast qëndrimi i PDK-së ish dashtë me qenë qeveria e Bedri Hamzës. Ne luftojmë që të konstituohet Kuvendi, dhe në momentin që dalim për të konstituuar qeverinë, dhe ne e marrim dhe ne e themelojmë qeverinë që në këtë rast është qeveria e udhëhequr nga zotëri Hamza”, tha Tahiri.