Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë një porosi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas mos-votimit të Projektligjit të tërheqjes së 30 për qind të shumës nga Trusti Pensional.
Tahiri, nëpërmjet videos së shpërndarë në ‘Facebook’, ka thënë se Trusti nuk kaloi si shkak i urdhrit të Kurtit, shkruan Demokracia.com.
“Qindra dhe mijëra familje, sot, prisnin një vendim të drejtë nga Kuvendi i Kosovës, një vendim i cili u iniciua nga vet qytetarët, nga ata të cilët e votuan”, deklaroi ai.
Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot!”, shtoi ndër të tjera shefi i GP-së së AAK-së.