GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Tahiri kritikon Qeverinë Kurti

25/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dy vite të punës së saj, pasi sipas tij, gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm regres.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se në tendencë për ta kapur çdo institucion, ekzekutivi ka hartuar legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Bëhet fjalë për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese të premten.

“Dy vite regres! Anti-kushtetutshmëria. Në tendencë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetutshmërisë u bë ‘pengesa e reformave’”, ka shkruar ai.

Tutje, Tahiri ka numëruar edhe “dështimet” e tjera të Qeverisë Kurti, si rritja e çmimeve, regresioni ekonomik, ikja e qytetarëve nga Kosova.

“Rritja e çmimeve – Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat”.

“Regresi ekonomik – Bllokuan bizneset, ndaluan investimet, ndalën zhvillimin ekonomik lokalë, rrezikuan zinxhirin ekonomik, por s’u ndalën së shpërndari mjegull për buxhetet më të mëdha historike”.

Ai ka përmendur edhe Trustin, duke thënë se në vend se t’u japin qasje qytetarëve në mjetet e tyre për ta kapërcyer inflacionin, “me papërgjegjshmërinë e tyre inflacioni i mori ato për favorizuar tregjet ndërkombëtare”.

”Lufta me zyrtarë publikë dhe sindikata – Dëshpëruan çdo shërbyes publik. Në vend të se të garantojnë mirëqenie me ngritjen e pagave, ata tallën e sulmuan partnerët socialë”.

“Ikja prej Kosovës – Vulosën zbrazjen, braktisjen e Kosovës, sepse tashmë shfrytëzuan një brez të diasporës, ju duhet një kontigjent i ri”, ka përfunduar Tahiri.

Tags: Besnik Tahiri
ShareTweetShare
Previous Post

Analisti Gjinovci ironizon në lidhje me numrin e protestuesve nga PSD-ja

Next Post

Latifi për masakrën në Fortesë: “Pavarësisht se kalojnë vitet plagët mbeten të hapura”

Next Post
Latifi për masakrën në Fortesë: “Pavarësisht se kalojnë vitet plagët mbeten të hapura”

Latifi për masakrën në Fortesë: "Pavarësisht se kalojnë vitet plagët mbeten të hapura"

Lajmet e fundit

Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

22/05/2025
Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, tani shfaqet i gëzuar përkrah Hasanit dhe Xhemailit

Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, tani shfaqet i gëzuar përkrah Hasanit dhe Xhemailit

22/05/2025
Rekord i ri historik – Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

Rekord i ri historik – Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

22/05/2025
Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.