Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se në takimin e 14 shtatorit Kosova nuk do të ketë avantazh për shkak të masave të vendosur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Duke folur për takimin e shefit të Qeverisë, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai shtoi se në këtë proces Serbia është në avantazh.
Madje sipas tij, Kurti në dialog është treguar shumë jo transparentë. Tahiri tha se kjo parti ka synim që ta rrëzojë Qeverinë dhe se në këtë legjislaturë nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje, ligj apo rezolutë të Qeverisë Kurti, raporton EO.
“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e SHBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës”.
“Kurti në këtë proces e karakterizon një mostransparencë. Kosova vazhdoi rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe në e kemi angazhimin që t’ia shkurtojmë jetën kësaj Qeverie”.
“Efektin si rezultat i këtyre masave do ta shohim në vitet në vijim. Pasojat ne do t’i vuajmë edhe në vitet e ardhshme”, tha ai.
“Çdo votim i yni do të ja zgjasë jetën kësaj qeverie. Nuk ka as edhe një arsye të vetme që ta ndryshojmë këtë qëndrim. Ne nuk e votojmë as një iniciativë në Kuvend të kësaj Qeverie, asnjë marrëveshje ndërkombëtare asnjë ligj as rezolutë asgjë tjetër”, tha ai.