Për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i bukës pritet të rritet deri në 70 për qind më shumë, kjo për shkak se Republika e Kosovës furnizohet nga Serbia me grurë e kjo nga Ukraina, dhe kështu do të ndikojë që të shtrenjtohet mielli e më pas produktet tjera.
Kështu ka deklaruar Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës.
Sipas Tahirit, prodhimet e grurit në vend nuk i plotësojnë kërkesat më shumë se 30 përqind, andaj pjesa tjetër importohet nga Serbia e shtete tjera, njofton Klan Kosova.
Ndërsa prodhuesit e grurit në komunën e Prishtinës i plotësojnë vetëm përqind kërkesat për grurë./