Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka reaguar në Twitter, duke thënë se marrëveshja e propozuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës mund ta ndihmojë anëtarësimin e saj në OKB, edhe pse nuk është e deklaruar haptas në tekst.
Ai ka shtuar se është e papranueshme që presidenti Vuçiq të shprehë gatishmëri për pranimin e marrëveshjes pa u konsultuar me institucionet e vendit. Këtë problem e kanë shpalosur edhe Lëvizja Dveri dhe koalicioni NADA, ku Dveri kërkon një seancë urgjente të Kuvendit, ku deputetët të njoftohen për përmbajtjen e marrëveshjes.
Megjithatë, Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, është i vetmi që ka kërkuar nga presidenti i Serbisë nënshkrimin e planit franko-gjerman për Kosovën, shkruan N1, përcjell Klankosova.tv.
“Në bazë të nmjohurive të mia për marrëveshjen që po ofrohet, edhe njëherë e them publikisht se një marrëveshje e tillë mund të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe nëse nuk thuhet shprehimisht në tekstin e saj”, ka shkruar Tadiq në Tëitter.