Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një gafë ditën e sotme kur ka nisur ngushëllimin për shuarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Berisha ka ngatërruar fjalët fjalët gjatë ngushëllimit në takimin e Pukës.
“Ju ftoj të nderojmë me një m*t, me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit dhe një mik të shquar për kombin shqiptar, Papa Françeskun i cili u nda sot nga jeta. Krishtërimi mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kollos të mendimit, të besimit te Zoti por edhe të dashurisë dhe respektit për njëriun.”-tha Berisha./Periskopi/