Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vizituar komunën e Kllokotit dhe Vitisë dhe është takuar me kryetarët e tyre.
Në një postim në Facebook ai shkruan se me kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin dhe kryetarin e Kllokotit, Vladan Bogdanović diskutuan rreth nevojave më urgjente të këtyre komunave si dhe dhe për qasje gjatë gjithë kohës ne ujë të pijshëm në Viti e Kllokot dhe bashkëpunimin e tyre me Qeverinë e Kosovës.
“Sot vizitova komunat e Kllokotit dhe Vitisë dhe pata takime të mira me kryetarët Vladan Bogdanoviq dhe Sokol Haliti. Ne diskutuam për nevojat më urgjente në ato komuna, duke përfshirë qasjen 24/7 në ujë të pijshëm, dhe bashkëpunimin e tyre me Qeverinë e Kosovës” tha Szunyog, përcjell Reporteri.net.
Szoyong në Viti vizitoi edhe Kishën Katolike “Black Madona” të cilën e quajti një perlë të trashëgimisë kulturore.
Postimi i plotë: