Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Szunyog thotë se liria e shprehjes duhet të mbrohet teksa kërkon që sulmuesit të identifikohen dhe të ndiqen penalisht.
“Unë bashkohem me AGK-së dhe partnerët tjerë në në Kosovë në dënimin e sulmit të mbrëmshëm ndaj Valon Sylës, drejtorit të Gazetës Metro. Liria e fjalës është një vlerë thelbësore e BE-së dhe duhet mbrojtur. Sylës i uroj shërim të shpejtë. Sulmuesit duhet të identifikohen dhe ndiqen penalisht”, ka shkruar Szunyog në Twitter.