Numër i madh i gazetarëve të të gjitha medieve kanë protestuar të hënën në Prishtinë për të kundërshtuar pezullimin e licencës për Klan Kosovë.
Gazmend Syla nga Klan Kosova, tha se Qeveria duhet që të mundësoj lirinë e fjalës dhe demokracinë.
Madje sipas tij, gazetarët duhet që të lejohen që të bëjnë punë ë tyre të lirë.
“Kjo protestë e cila ishte jashtëzakonisht simpatike dhe interesante është që mediat duhet që të jenë të lira edhe ta ushtrojnë profesionin e vetë ta bëjnë punën e tyre. Unë e di që herë here mediat ndoshta mund të bëjnë ndonjë lëshim por në parim puna e përgjithshme e tyre është ajo në interes të publikut”.
“Mendoj që mesazhi që shkon sot edhe te ndërtesat këtu edhe të ndërtesa mbrapa, por edhe të ndërkombëtarët është që ky vend duhet ta mundësoj lirinë e fjalës, duhet ta mundësoj demokracinë, edhe do të doja që më te mos kishte nevojë për këso lloj protestash, kësi situatë, kësi skandale”.
“Edhe të dërgohen lajme nga Kosova diku jashtë që ky vend mbyll mediat, është e rrezikshme ideja që një qytetar diku në Evropë ose kudo qoftë e hap sot internetin edhe prej lajme të botës i del ky lajm. Është imazh jashtëzakonisht i keq mendoj unë për vendin tonë. Besoj që këta njerëz do ta marrin mesazhin e kanë parë se cila është beteja jonë”, tha ai.