Analisti Valon Syla ka shprehur shqetësim për rritjen e çmimit të rrymës në vend.
Ai ka thënë se pritjet i ka pasur që çmimi i energjisë elektrike të rritej rreth 22%, por thotë se është rritur për 90%, për 50% të konsumatorëve.
Prandaj sipas tij, “çmimi në Kosovë do të kushtoj rreth 21 cent, apo sa çmimi mesatar i vendeve të BE’së, që i bjen diku se Prishtina do të paguaj përafërsisht 4 cent më shtrenjtë se Parisi, ose Helsinki në Finlandë me standarde të rrogave 5 herë më të larta se Kosova. (Kjo bazuar me çmimet e BE atje të vitit 2021)”
Statusi i tij i plotë:
Kam pritur se çmimi rritet diku deri në 22%, por finalisht është rritur për 90%, për 50% të konzumatorëve, pavarësisht sa do ta paguajmë ne, ose pjesa tjetër që harxhon ma pak, shkaku i subvencioneve tona.
Rryma që konzumohet mbi 800 kilovat, do të kushtoj 12 cent për kilovat… kur i shtohen deri në 132 milionë euro subvencione nga taksat kosovare, atëherë çmimi në Kosovë do të kushtoj rreth 21 cent, apo sa çmimi mesatar i vendeve të BE’së, që i bjen diku se Prishtina do të paguaj përafërsisht 4 cent më shtrenjtë se Parisi, ose Helsinki në Finlandë me standarde të rrogave 5 herë më të larta se Kosova. (Kjo bazuar me çmimet e BE atje të vitit 2021)
Këtu ka edhe shkelje kushtetuese. Por ta shohim. E ju 50.3% nginu Vetëvendosje e bërtitni qitash pa ndalë.
#albanologji #energjetikë #idiota