azetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka pasur një përplasje me ish-këshilltarin dhe me përkrahësin e Vetëvendosjes (VV), Shkëlzen Gashi, derisa ky i fundit u përpiqte që të hedhë poshtë raportet e fundi ndërkombëtare ku kritikon Qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Syla i tha Gashit se po sillesh si një klerik i kombit, derisa ky i fundit po përpiqej të paraqiste Qeverinë Kurti si të përkryer dhe të hidhte poshtë raportet ndërkombëtare, si FreedomHouse, të Departamentit Amerikan të Shtetit, Raportit të Progresit.
“Ti po fol si klerik i kombit, ti po na kallxon ky është kredibil, ky është rrenci, ky spo dika mirë me shkru”, ka thënë ai.
Derisa Syla po fliste me argumente kundër VV’së, Gashi i tha Sylës se nëse unë foli si klerik i kombit, ti flet si mbështetës i krimit.
“Unë mendoj që kriminelët më të mëdhenj jeni ju”.
Syla tutje tha se nuk i mbron kriminelat dhe i kërkoi Gashit mos t’i përsëris këto akuza pasi do ta dërgoj në gjyq atë. Ai po ashtu tha se Gashi e ka quajtur mik të madh të shqiptarëve Dick Martyn.
“Mos gënje se të qoj në gjyq. Nëse jam pro PDK e pro LDK e aty që ka vjedh dikush nuk ka lidhje me kurgjë. Ti je pro VV. Nëse me llogarit që kam bërë kriminel lufte ti ki qasje se e ki qujt Dick Martyn mik të madh të shqiptarëve. Shko bëhu asistent i tij”, tha ai.
Gashi ia ktheu duke i thënë se vjen i papërgatitur në debate.
“Ti nuk ke lexuar kurgjë. As atë raport as asgjë. Nuk e pate lexuar raportin e State Department dhe pate ardhë këtu pa ditë kurgjë. Rrin tërë ditën dhe vjen këtu flet. Nuk mund të më bësh pyetje”, tha ai.
Syla ia ktheu duke thënë se nuk mund t’i tregojë atij se çfarë duhet të flasë.
“Ti nuk mund të më tregosh mua se çfarë flas. Kur nuk je në gjendje me bë debat mos flit”, tha Syla