Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka reaguar pas kundërpërgjigjes së pushtetit ndaj draft-statutit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Asociacionin, shkruan Gazeta Metro.
Syla në një postim në Facebook, tha se kur merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri si Albin Kurti, edhe ata marrin pjesë në politikën kosovare.
Ai nuk la pa përmendur as Dejona Mihailin e këshilltarët e Kurtit nga Shqipëria.
Gazetari Syla ka pyetur se pse është problem për VV’në me u përzi edhe Edi Rama.
“Kur merr pjesë në zgjedhje në Shqipëri, si Albin Kurti. Edhe ata marrin pjesë në politikën kosovare. Kur Vucici President i Serbisë merr pjesë, atëherë pse mos me propozu diçka Tirana?
Ose fundja, kur Dejona Mihaili, e krejt agentat politik nga Shqipëria janë shefa në departmentet e Vetëvendosjes e përzihen në politikën e jetët tona ditore. Pse qebka problem për Vetëvendosjen me u përzi edhe Edi Rama? Kjo tregon mjaft për artificialitetin e tyre në krye me Albin Kurtin”, ka shkruar Syla