Gazetari e analisti politik, Valon Syla, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16 për qind.
Sipas Sylës, çmimi i energjisë elektrike është rritur për shkak se Qeveria Kurti e ka lejuar një gjë të tillë.
Në reagimin e tij, Syla ka thënë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është i njëjtë sikurse në Belgjikë, vetëm se atje është tjetër standard, transmeton Gazeta Papirus.
“Çmimi i Rrymës rritet për 16%. Kjo përshkak se rregullatori i energjisë, përkatësisht Qeveria Kurti lejoi rritje, pas rritje… Ky çmim që e kemi ne në Kosovë prej këtij viti financiar e ka edhe Belgjika… veç që atje rroga mesatare është reth 4000 euro e në Kosovë mbetet rreth 500 euro. Shtoja kësaj skandalet korruptive me KEK dhe Martin Berishën dhe lobin e importit të energjisy që Kosovës për 4 vjet Qeveri Kurti ja çferrën rreth 700 milionë euro importe nga parja kosovare”, thuhet në reagimin e Sylës.