Opinionisti dhe gazetari Valon Syla, ka ironizuar me një takim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me hoxhën Ilir Koka në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkruan Gazeta Metro.
Dje kryeministri Kurti u takua me shqiptaro-amerikanët në Dallas. Pjesë e këtij takimi ishte edhe hoxha Ilir Koka.
Nga ky takim, doli edhe një fotografi e Kurtit me Kokën.
Lidhur me këtë ka ironizuar, gazetari Syla në një shkrim në Facebook.
“Në ndërkohë në Dallas një takim i silikonit tjetër.”, ka shkruar Syla në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur këtij shkrimi një foto nga takimi në mes të kryeministrit dhe hoxhës.