Analisti Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti, e cila sot ka mbushur 2 vjet që kur ka filluar punën në krye të vendit.
Syla iu është drejtuar Qeverisë Kurti me pyetjen se “inati dhe urrejtja për 49% e dëshpërimi i 51%, po ju bën me sakatu Kosovën”.
Ai më tej ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova nuk ka pasur asnjëherë qeverisje më të dobët.
Postimi i plotë i tij:
Nuk po e shkruaj me inati, por nga zemra e plast. Ju Qeveria Kurti, A nuk e doni hiq këtë Kosovë që po qeverisni sikur me ja pas shumë inati? Apo inati dhe urrejtja për 49% e deshprimi i 51%, po ju bënë me sakatu Kosovën kështu?
Sot bëhen rrafsh 2 vjet Qeverisje Kurti. Kështu filloi me 22 mars 2021, dhe katastrofa po ndodhë në ekonomi. Kosova dero sot nuk ka pa qeverisje ma të dobet nga viti 2008, prej kur edhe u pavarësua.
Kosovarët sot janë për 30% më të varfër sa i përket vlerës së të ardhurave apo rrogave në përgjithësi.
Investime kapitale nuk po shihen as në horizont dhe kjo do ta bllokoj rrjedhen e pareve deri në bllokim dhe falimentim të kompanive vendore.
Nuk ka ndryshim e as përparim sa i përket korrupsionit, drejtësisë, dhe ka degradim sa i përket shëndetësisë, sigurisë, sidomos gjendjes në Veri, dhe bisedimeve me Serbi. As pasaporta spo janë të aftë ti shtypin. Njerzit po i humbin vendet e punës jashtë vendit nga mungesa e letrës. Ushtria e Kosovës FSK në Prizren han pashteta se s’kanë arritë as një tender për tja mbajtur barkun plot ushtarëve me siguru.
Kurrë Parlament ma të dobët ska pasë Kosova se kjo legjistraturë. Asnjë ligj me rëndësi e sidomos kodin civil nuk kanë arritë me kapercy. Poashtu Ministrat për këto dy vite as një projekt nuk arritën me prezentu, këtu me përjashtim të dy ministrave në Sport e Kulturë dhe në Ministrinë Bujqësisë.
Zajednica e Vetmenaxhuar eshte e vetmja punë që u zotua Kurti ta bëjë edhe atë pas pas 10 vjet rrena, mashtrime, Kurti e arriti ta bëjë krejt këtë vetëm me 2 takime.
Ikja e kosovarëve, lëshimi i vendit eshtë në shifra rekorde dhe alarmante që poashtu tregon për humbjen e shpresës edhe te Qeveria Kurti.
Të tjerat se vlen as me i përmend sa keq është.
Për qeveri pe shohim, por patriotët e këtij vendi duhet të reflektojnë dhe duhet proaktivitet politik për mos ta lënë degradimin e Kosovës të bëhet me kaq komoditet. Kjo Qeveri ish dashtë me u tutë prej qytetarëve sa sa keq po udhëheq e në cfarë situate e ka pru kosovarin, me depresion, pa shpresë, pa pare pa drejtësi dhe të trulluar me kopalla, rrena dhe demagogji.
Keto janë 2 vjet Vetëvendosje. Kjo është Qeveria Kurti.