GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sveçla trondit me kërkesën ndaj Gjermanisë, e tallin dhe i kërkojnë largimin

09/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Sveçla trondit me kërkesën ndaj Gjermanisë, e tallin dhe i kërkojnë largimin
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesa e ministrit Sveçla që kosovarët të lejohen me pasaporta të skaduara nuk dihet si mund të jetë marrë nga Gjermania, por në Kosovë nxiti reagime masive ndaj ministrisë që la kosovarët pa pasaporta prej shtatorit.

Në pamundësi për të siguruar material për prodhimin e pasaportave, pas disa muajsh mungesë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i ka bërë një kërkesë të pazakontë Gjermanisë. I kërkoi që t’i lejojë shtetasit kosovarë të hyjnë me pasaporta të skaduar.

Përmes një letre, të cilën Sveçla ku shkroi “i/e nderuar zotëri/zonjë”, iu drejtua shtetit gjerman për të bërë lëshime për kosovarët që kanë leje qëndrimi në Gjermani.

Sveçla e niste letrën me arsyetimin se njëherë pandemia, e pastaj lufta në Ukrainë e ka penguar Kosovën që të furnizohet me material për dokumente.

Agim Veliu i LDK-së, ish-ministër i Punëve të Brendshme tallet me arsyet që i ka dhënë pasardhësi i tij për mungesën e materialit për pasaportë.

“Do të ishte e justifikueshme po të ndodhtë në fillim të mandatit, ditët e para që e merr njeriu detyrën dhe është një kohë e arsyeshme derisa të zhvillohen procedura, por pas dy vite qeverisjeje, qytetarët e Republikës mos të kenë mundësi të pajisen me dokumente udhëtimi dhe me dokumente të tjera personale është e pajustifikueshme. Bile është shumë qesharake, konflikti në Ukrainë? Çfarë ka lidhje konflikti në Ukrainë me dokumentet e udhëtimit në Kosovë?”, ka thënë Veliu për Kosovapress.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se dëshiron të besojë që ministri Sveçla nuk i ka shkruar një letër të tillë Gjermanisë.

Ajo thotë se “Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka”. Përgjegjësinë ia lë Qeverisë.

Ish-ministrit Veliu jep një shpjegim pse, për të, një kërkesë e tillë është qesharake.

“Kjo kërkesë është shumë qesharake për mua, t’i bëhet kërkesë një vendi që të pranohen dokumentet e skaduara, nuk e di kujt i hyn në punë një dokument i skaduar, sepse kusht për udhëtim qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë edhe vizën. Vizat nuk vendosen në pasaporta që nuk kanë afat. Ata njerëz që janë të pajisur me viza ata duhet ta kenë edhe vlefshmërinë e dokumentit, ndryshe nuk mund të pajisjet me vizë sepse është kusht. Kjo është një kërkesë fëmijërore, qesharake, që sigurisht e prish imazhin e Kosovës, institucioneve, ashtu siç duhet me qenë” , shton Veliu.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e bën po ashtu përgjegjës pushtetin e tanishëm për mungesën e materialit për pasaportë.

“Përmes logjikës së shkatërrimit të krejt asaj çfarë ishte ndërtu, përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve, e sollën punën që qytetarët t’i lënë pa pasaporta. Kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta”, ka shkruar Tahiri.

Përgjatë fundjavës, komentet rreth kërkesës së Sveçlës kanë dominuar në rrjetet sociale.

Gazetari Ilir Mirena ka shkruar se problemi që kosovarët mbeten pa pasaporta është te tenderi për furnizimin me material për prodhimin e tyre.

“Pasaportat nuk prodhohen me naj material qe s’gjendet në planetin tonë. Letër hesapi, veç pak me specifika te tjera. Problem është tek tenderi”, ka shkruar Mirena.

Aktivisti Uk Lushi shkroi se dështimi për t’i pajisur qytetarët me pasaportë duhet të ketë pasoja. Ai thotë se ministri Sveçla duhet të largohet nga detyra.

Ky është dështim që duhet pasur konsekuenca patjetër. Ministri Xhelal Sveçla duhet ose të jap dorëheqje ose të shkarkohet. Ku jeni opozita? Duhet të bëni presion çdo ditë derisa të largohet ky aparatçik i paaftë.

Talljet me letrën e Sveçlës nuk kanë munguar, po ashtu, në rrjetet sociale.

Analisti Imer Mushkolaj e ka quajtur atë “ide gjeniale”.

“Në pritje t’përgjigjes së Gjermanisë për me udhëtu me pasaporta të skadume. Bravo Xhelal, ide Xheniale”.

Ish-deputeti prej Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka përdorur një frazë të njohur të partisë në pushtet, për të ironizuar me situatën me pasaporta.

“Qeveritë 20 viteve të kalueme kanë faj që e kanë harxhue krejt letrën e s’kanë ble letër të re për pasaporta me vakt!” , thuhej në një postim të tij.

Analisti Valon Syla ka pasur vetëm një pyetje. “Vetëm paramendone VV në opozitë çka i kish bo Xhelal Sveçlës nëse s’kish pasë letër për pasaporta”, shkroi ai në Facebook.

Problemet me furnizimin me pasaportë në Kosovë janë shfaqur prej shtatorit të vitit 2022. Në dhjetor u raportua se MPB ka kontraktuar kompaninë gjermane “Veridos GmbH” për ta furnizuar me pasaportë në 12 muajt e ardhshëm.

Por, në letrën që Sveçla ia ka dërguar Gjermanisë, ai kërkon që kosovarëve që kanë lejeqëndrim atje, t’u pranohen pasaportat e skaduar deri në qershor të këtij viti.

Nuk dihet se kur mund të nisë furnizimi me pasaporta, pasi MPB vazhdon të jetë e mbyllur për informacione.

Tags: GjermaniKosovësvecla
ShareTweetShare
Previous Post

Nga janari e deri në tetor 1340 shkurorëzime në Kosovë

Next Post

Konfirmohet: Messi dhe Ronaldo sfidohen këtë muaj, zbulohet data e miqësores PSG – Al Nassr

Next Post
Konfirmohet: Messi dhe Ronaldo sfidohen këtë muaj, zbulohet data e miqësores PSG – Al Nassr

Konfirmohet: Messi dhe Ronaldo sfidohen këtë muaj, zbulohet data e miqësores PSG – Al Nassr

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.