Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bashkë me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja vizituan sot shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.
Përmes një videopostimi në Facebook, Sveçla thotë se ka kërkuar mobilizim të resurseve shtetërore për të zbardhur rastin.“Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast”.
“Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis”, ka shkruar tutje Sveçla.