Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së dy personave që ka ndodhur sonte në Shtërpcë.
Ai në Twitter ka shkruar se një sulm i tillë është i papranueshëm.
Sulmi ndaj 2 shtetasve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet me masën e ligjit. Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, shkruan ai.