Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është duke qëndruar për një vizitë në Francë.
Sveçla ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, Policisë Kombëtare dhe Xhandarmërisë Franceze.
Ai ka thënë se ka kërkuar mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Gjatë vizitës sime në Paris, takova përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Policisë Kombëtare dhe Xhandarmërisë për ta diskutuar progresin tonë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përsërita rëndësinë e mbështetjes së Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të hapur për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Sveçla në Twitter. /Gazeta Papirus/