Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga homologu i tij italian Matteo Piantedosi.
Siç ka shkruar Sveçla në “X”, të enjten, në këtë takim është diskutuar për përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Italisë në luftimin e krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, trafikimit.
Po ashtu, është diskutuar edhe për raportet e Kosovës me Italinë.
“Diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, trafikimit dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes Forcave tona të Policisë. Faleminderit për mbështetjen e Italisë”, ka shkruar Sveçla.