GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Sveçla e Balla s’komentojnë raportet e kryeministrave, zotohen për zbatim të marrëveshjeve

24/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Sveçla e Balla s’komentojnë raportet e kryeministrave, zotohen për zbatim të marrëveshjeve
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla, kanë vizituar të hënën pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Morinë, nga ku folën për problemin e pritjes me të cilin ballafaqohen mërgimtarët gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë.

Balla gjatë adresimit për media u pyet lidhur me anulimin e mbledhjes së të dy Qeverive, për të cilën nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se ka kohë për të folur për problemet tjera që nuk lidhen me çështjen e vizitës të së hënës.

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme ka thënë se sikurse ai, edhe homologu i tij nga Kosova, duhet t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat janë dakorduar kryeministrat e dy vendeve.

“Mërgimtarët atje po presin për ne që ta zgjidhim këtë çështje dhe unë mendoj se do ta gjejmë zgjidhjen. Sa për çështjet tjera, kemi kohë të flasim dhe ajo që u takon dy ministrave është të zbatojnë marrëveshjet të cilat kryeministrat janë dakorduar”, ka thënë ai.

Për këtë çështje shkurtimisht ka folur edhe Sveçla, i cili ka thënë se ka opinion, mirëpo do ta adresojë në një rast tjetër.

“Është hera e dytë që jam këtu për disa ditë. Kam shumë opinion për këtë çështje që do të adresojmë në një rast tjetër”, është shprehur ai.

Arsyeja e kësaj vizite, sipas Ballës, është që të gjendet një zgjidhje se si t’u mundësohet mërgimtarëve që udhëtimi i tyre në Kosovës, përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, të zgjasë sa më shkurt.

“Kemi shumë marrëveshje të firmosura që duhet të zbatohen, por konkretisht ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe jo vetëm, edhe të udhëtarëve të tjerë nga vende të ndryshme që udhëtojnë nga Shqipëria për në Republikën e Kosovës dhe për shkak se të gjitha targat do të duhet të pajisen me siguracion, kjo merr një kohë të caktuar, kemi bërë një përllogaritje me ekspertët dhe shqetësimi im është që sa kohë që mërgimtarët bëjnë me orë të tëra udhëtim nga e gjithë Evropa për t’u kthyer, është t’i gjejmë të gjitha mundësitë që gjatë udhëtimit të tyre në Kosovë përmes pikës së kalimit të pikës kufitare të Morinës, koha të jetë shumë e shkurtër, ose të gjejmë modalitetet se si t’i japim një zgjidhje, të pajisen me siguracion”, është shprehur ai.

Tags: kufiMerdareTaulant BallaXhelal Sveçla
ShareTweetShare
Previous Post

Avdullah Lushi vesh uniformën e FSK-së, betohet para familjarëve të vrarë në Qyshk

Next Post

Kurti e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Next Post
Kurti e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Kurti e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Lajmet e fundit

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.