Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla thotë se njësitë e policisë të Kosovës janë duke u angazhuar në luftimin kundër kontrabandës.
POSTIMI I PLOTË:
Bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot ishim në Jarinje e Bërnjak.
Angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.
Vizitova dy pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve.
Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë.