Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë për Krishtlindjen ortodokse.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ua përcjelli urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta Krishtlindjen orthodokse. Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanër që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian.”, ka shkruar ai.
“Gëzime paçi në familjet tuaja!”, u shpreh Sveçla