GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Supremja vendosi të mos ketë rigjykim për Grupin e Kumanovës – mbrojtja paralajmërojnë proces në Strasburg

03/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Supremja vendosi të mos ketë rigjykim për Grupin e Kumanovës – mbrojtja paralajmërojnë proces në Strasburg
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimin e Gjykatës Supreme që mos të ketë rigjykim për rastrin e Kumanovës, pala mbrojtëse e vlerëson si shkelje flagrante e ligjit, pasi nuk është marrë parasysh asnjë provë e palës mbrojtëse.

Naser Raufi vlerëson se me këtë vendim është hapur mundësia që lëndët të dërgohen në gjykatën e Strasburgut, shkruan Alsat.

“Tash e kemi tajmingun edhe intervalin kohor prej tre muaj që të aplikojmë te Gjykata e Strazburgut për të drejtat e njeriut edhe këtë punë do ta rregullojmë. Ne si palë mbrojtëse, mendoj si një ekip do të shkojmë me një aplikim për të gjithë të dënuarit”, tha avokati Naser Raufi.

Ndaj këtij vendimi reagoi edhe Aleanca për shqiptarët të cilët thonë se ky proces përfundoi pa dëshmuar Ali Ahmeti dhe Artan Grubi ndërsa akuzojnë Zoran Zaevin për mos publikimin e dëshmive për këtë rast.

Ndërkohë avokati Raufi thotë se me këtë vendim është plotësuar edhe kushti për transferimin e atyre të cilët nuk janë të dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa mund të formohet ekip për ndihmë juridike nga ndërkombëtarët.

“Unë mendoj sipas ligjit për procedurën penale, posaçërisht për ndihmën juridike, mendoj që mund të realizohet edhe që të formohen ekipe prej prokurorisë të Maqedonisë së Veriut dhe shteteve që janë involvuar në këtë rast, Republika e Kosovës, e Shqipërisë edhe Gjermanisë ku ka nënshtetas prej këtyre shteteve”, është shprehur Naser Raufi, avokat – Rasti i Kumanovës.

Për një hetim të mundshëm ndërkombëtar për këtë rast, në fund të vitit që lamë pas foli edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj Stevo Pendarovski në Prishtinë.

“Ne e kemi parë që edhe vetë kryeministri Zoran Zaev ka shprehur gatishmërinë që mund të ketë hetim ndërkombëtar ose përfshirje të ekspertëve nga jashtë të cilët do të ballafaqojnë provat lidhur me këtë rast dhe do të ndihmojnë që të zbardhet rasti deri në fund. Në këtë drejtim Republika e Kosovës do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme”, kishte thënë Osmani.

Më 2 nëntor të vitit 2017 Gjykata Themelore e Shkupit kishte dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm./AlsatM

Tags: Grupi Kumanoves
ShareTweetShare
Previous Post

Rreziku që Rusia t’ia mësyjë Ukrainës duket serioz, Blinken telefonon 9-shen e Bukureshtit

Next Post

Misteri i të riut që u plagos në Shkodër dhe historia e gjakmarrjes

Next Post
Misteri i të riut që u plagos në Shkodër dhe historia e gjakmarrjes

Misteri i të riut që u plagos në Shkodër dhe historia e gjakmarrjes

Lajmet e fundit

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

Zv.ministri i shkarkuar e kishte quajtur pravosllave familjen e Skënderbeut, Kurti kishte toleruar deformimin e historisë kombëtare

23/05/2025
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi

23/05/2025
Rasti i kërcënimit të Osmanit, presidenca tregon se ende nuk është caktuar asnjë prokuror

Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.