Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll. Në programin e sotëm për t’u zhvilluar janë tri ndeshje.
Kampioni aktual, Ballkani do të udhëtojë për t’u përballur me Malishevën, kurse Drenica do të jetë nikoqir i Llapit.
Kurse, Gjilani do ta presë Ferizajn.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.