Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Italisë, në ndeshjen e parë të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Është mesfushori Remo Freuler i cili ka zhbllokuar sfidën në minutën e 37-të.
Goli erdhi pas një aksioni mirë të ndërtuar nga “helvetët”, me mesfushorin Ruben Vargas i cili gjeti për mrekulli Freuler, duke realizuar nga afërsia.