Sulmuesi hungarez Barnabas Varga ka pësuar thyerje të kockave në fytyrë pas përplasjes së fortë në ndeshjen e skuadrës së tij në Euro 2024 përballë Skocisë.
Në minutën e 68-të ai u përplas me portierin Angus Gunn dhe mbrojtësin Anthony Ralston dhe ra në fushë pa ndjenja. Futbollistët krijuan një “mur” rreth tij dhe sulmuesi i kombëtares hungareze u largua nga fusha me një barelë të mbuluar dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Shtutgartit me ambulancë.
Pak më vonë, Federata Hungareze e Futbollit në deklaratën e saj theksoi se sulmuesi ndodhet në spital dhe se gjendja e tij është stabile, ndërsa në përditësimin e fundit thekson se ai ka pësuar tronditje dhe fraktura në fytyrë, çka do të thotë se ai do të kalojë derën e sallës së operacionit.
“Barnabas Varga theu disa kocka në fytyrë gjatë përplasjes dhe gjithashtu pësoi një tronditje në tru. Sulmuesi ka shumë gjasa që t’i nënshtrohet një operacioni. Ai e kaloi natën në spitalin e Shtutgartit. E gjithë skuadra po lutet për të!”
Varga i cili luan për Ferencvaros në Hungari u largua me barelë pas disa minutash trajtimi në fushë teksa mbështetësit e të dy palëve teksa e duartrokitën.
Ndërkohë që Gunn dhe Ralston morën ndihmë mjekësore pas përplasjes, megjithëse të dy mundën të vazhdonin lojën për Skocinë, ndërsa pati edhe një kontroll VAR për një penallti rreth incidentit, por nuk u dha asnjë faull. Loja rifilloi pas një ndërprerjeje prej rreth shtatë minutash dhe u shtuan 10 minuta kohë në fund të ndeshjes. Kjo kohë e shtuar i mjaftoi Hungarisë për të shënuar gol me Kevin Csoboth dhe për të larguar Skocinë nga Euro me një humbje 1-0.