Një personë është arrestuar nga policia, pasi i njejti kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe, raporton Gazeta Papirus.
Në raportin e PK-së, thuhet se i njejti është dërguar në mbajtje.
Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë / 05.01.2025 – 02:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.