Policia ka njoftuar se një vajzë është sulmuar seksualisht nga një djal me të cilin ishte në lidhje dashurie.
E njëjta është e mitur, rasti ka ndodhur në Shtime dje.
“Shtime 11.02.2025 – 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer rastin ndaj viktimës femër kosovare (e mitur) me të cilën ishin në lidhje dashurie. Në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.