Një veturë e policisë së Kosovës është sulmuar dje në Leposaviq.
Rasti është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh.
Aty thuhet se është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje.
Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente.