Dje rreth orës 15:15 është raportuar se një i dyshuar është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtarë policor në aeroport, kjo pasi i dyshuari është ndalur nga policia si pasojë e një ndalese nga departamenti policor i Gjilanit, shkruan Gazeta Metro.
Në aeroportin e Prishtinës, në ora 15:15 pasdite është një i dyshuar është ndaluar nga policia, siç raportohet i dyshuari nuk është pajtuar me këtë vendim dhe si kundërpërgjigje ka sulmuar një zyrtarët policor.
Më pas, i dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorinë, pas intervistimit lidhur me rastin, është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësitit hetimor të DRP të Gjilanit, për ndalimin që kishte.
Raporti i plotë:
Aeroporti i Prishtinës 12.05.2023 – 15:15.
Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar zyrtarët policorë në aeroport.
Incidenti ka ndodhur pasi i dyshuari kishte një ndalesë nga njësia e hetimeve.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit lidhur me rastin është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësisë së hetimeve DRP Gjilan lidhur me ndalesën që e kishte./