Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar një person zyrtar në Pejë, në raportin 24 orësh.
PK njofton se i sulmuari nuk ka pësuar lëndime dhe nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor.
I dyshuari për sulmin i ka dëmtuar viktimës edhe telefonin e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, po ashtu i dyshuari i ka dëmtuar edhe telefonin viktimës duke ia përplasur për toke. Viktima nuk ka pësuar lëndime dhe nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor”, thuhej në njoftim