Një fëmijë është sulmuar të hënën nga persona deri tani të panjohur për Policinë.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veriore, ndërsa tasti vazhdon të hetohet.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar (fëmijë) është sulmuar fizikisht nga të dyshuar deri më tani të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veriore. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.