Një person është arrestuar në Podujevë, për dhunë në familje.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Njoftimi i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.