Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një femër tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.
Tutje në raport thuhet se në lidhje me rastin është intervistuar e dyshuara si dhe një dëshmitar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është intervistuar e dyshuara si dhe një dëshmitar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.